|

Historia e dhimbshme e 15-vjeçares cila vuan një sëmundje e rrallë

Sapo ka mbushur 15 vjeç dhe rrezikon t’i lërë ëndrrat në mes për shkak të një sëmundje të rëndë në shtyllën kurrizore. Vajza vuan nga një deformim i aksit të shtyllës kurrizore, që në gjuhën mjekësore njihet si skoliozë strukturale që kalon mbi 45 gradë shmangie.

Familja e varfër me katër anëtarë, ka 5 vite që me mundësi të pakta ekonomike zhvillon betejën përmes fizioterapisë, por pa sukses. Me lot në sy nëna e Migenës na tregon sesi të gjitha kursimet i ka shkrirë në seanca fizioterapie, me shpresën se vajza do të bëhej më mirë një ditë, por tani që rrezikon më të keqen. Familja nuk i ka 40 mijë euro që kushton një operacion i tillë në Itali a shtet tjetër të Evropës.

Kur kanë kaluar 5 vite nga zbulimi i sëmundjes nëna e Migenës fajëson mjekët e Qendrës Shëndetësore numër 10 në Tiranë, që sipas saj nuk ditën të kapnin në kohë defektin, por e lanë të agravohej.

E vetmja ndihmë nga shteti ka qenë dërgimi në një spital të Turqisë ku dhe i ishte premtuar se do të operohej. Por nëna e vajzës deklaron se në 13 ditët e qëndrimit në Turqi, asnjë nga mjekët nuk i dha shpresë për operacionin.

Vetë 15-vjeçarja e ka të vështirë të tregojë me fjalë para kamerës vuajtjet që i shkakton sëmundja, e cila e privon nga jeta aktive e bashkëmoshatarëve të saj. Edhe pse e sëmurë ajo detyrohet çdo ditë të rrugëtojë nga zona e “Oxhakut”, ku ka shtëpinë, për në shkollë, me çantën e mbushur me libra në kurriz, të cilën nuk ka kush t’ia mbajë.

Fizioterapisti që e ka ndjekur nga afër rastin e Migenës, thotë se vajza duhet operuar me urgjencë pasi me rritjen e moshës rrezikon më të keqen.

LEXONI DHE:  10 karakteristika të femrave të forta

Short URL: http://daily-explore.info/?p=5357

Posted by on Oct 11 2017. Filed under Kuriozitete/Shkencë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply