|

Zbulim i ri, edhe puplat do hahen

Në të ardhmen, ne ndoshta mund të përdorim proteina të lëngshme nga puplat e shpendëve dhe ti hamë ato. Ky zbulim vjen së fundmi nga hulumtuesit e bioteknologjisë në Universitetin Lund të Suedisë. Studiesit kanë identifikuar dhe përpunuar një mikroorganizëm, për të konvertuar pendët dhe forma të ndryshme të mbeturinave organike në produkte ushqimore, si ushqim për kafshët, proteina për konsum nga njeriu si dhe në produkte kozmetike.
Bioteknologët po synojnë të kthejnë puplat e shpendëve në ushqim. Hulumtuesit kanë identifikuar së fundmi një mikroorganizëm që mund të konvertojë pendët e shpendëve dhe të mbetjeve të organike në produkte ushqimore po ashtu edhe kozmetike.

Profesori i bioteknologjisë, Rajni Kaul së bashku me ish-studentin Ibrahim në Lund University, identifikuan një lloj bakteri, i cili proteinat që gjenden në puplat e shpendëve mund ti kthejë në aminoacide ushqimore.

Ish-studenti Ibrahim tha se gjatë eksperimentit izoluan një mikro-organizëm unik që është në gjendje të degradojë puplat plotësisht në proteina të tretshme. Qëllimi i këtij zbulimi është të zëvëndësojë proteinën e miellit tek ushqimi për kafshët.

Këto mikroorganizma të cilat u izoluan në një fermë të vogël në Egjipt, nuk kanë nevojë për substanca kimike ekstra dhe kanë shkallë të lartë konvertimi. Profesori Kaul tha se në gjithë këtë proces konvertimi nuk ka asnjë mbeturinë dhe nuk është përdorur asnjë kimikat. Një kilogram pupla barazohet me 900 gram proteina.

Zbuluesit po përpiqen ti përfshijnë puplat e shpendëve në ciklin ushqimor, për tu përdorur së pari si ushqim për kafshët dhe si proteina të lëngshme për konsumin njerzor. /Lajmi.net/
Per me shume klikoni ne vijim:

Short URL: http://daily-explore.info/?p=5154

Posted by on Oct 9 2017. Filed under Lajme. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply